Kryebashkiaku i natës, Rezart Cenaj në një lidhje skype mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, u pyet nga moderatorët Ori dhe Isli se kur pritet të rifillojë jeta e natës në kryeqytet. Ai u shpreh: “Nga fillimi i qershorit do zgjaten oraret dhe çdo vendim që merret do merret në bazë të situatës dhe momentit, ndaj nuk kam një përgjigje fikse, po presim. Lirimi i orarit është gjë e mirë”- theksoi ai.