Drejtori ekzekutiv i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, Agron Haxhimali, analizoi në Top Talk Economy disa nga problemet e bashkive vendore, përfshirë atë të paketës së maleve. Teksa iu referua mbledhjes që kryeministri Edi Rama bëri me kryebashkiakët, për vonesat e finalizimit të hartave për paketën e maleve, Haxhimali tregoi se ku çalon puna për këtë nismë ligjore. Ndër të tjera u diskutuan edhe fondet e bashkive, çfarë ndryshimesh pritet të ndodhin. Programi "Top Talk" është emision i përditshëm që trajton tema aktuale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Me të ftuar të specializuar, analiza të thelluara dhe debate dinamike, programi sjell informacione të rëndësishme dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit që ndikojnë në xhepat tanë, tregje dhe ekonomi. Nga e hëna në të premte, ora 15:45 Autor/Moderator: Angelo Haruni