Rritja e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare, e ndikuar nga tensionet në Lindjen e Mesme, po godet fort ekonomitë europiane. Nga Athina në Romë, qeveritë kanë reaguar me masa konkrete: kufizim marzhesh fitimi, ulje taksash dhe kontroll më të rreptë të tregut. Por në Shqipëri, situata duket ndryshe. Cmimi i naftës ka shkuar në 214 lekë për litër dhe vetëm mbremë qeveria ka deklaruar se do të ndërhyjë duke ulur akcizën me 20%. Programi "Top Talk" është emision i përditshëm që trajton tema aktuale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Me të ftuar të specializuar, analiza të thelluara dhe debate dinamike, programi sjell informacione të rëndësishme dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit që ndikojnë në xhepat tanë, tregje dhe ekonomi. Nga e hëna në të premte, ora 15:45 Autor/Moderator: Jetona Kocibelli