#BietaSulo, autore & moderatore e #Ftesënë5, emisioni më i ndjekur i pasditeve shqiptare Gazetar: Roland Spahiu Të ftuar: Krisa Çaushi, Gert Ferra, Arsida Çerpja Tema: Big Brother VIP Albania 4 ka kaluar në një fazë të nxehtë. Strategji, përballje dhe sigurisht, eliminime që kanë tronditur shtëpinë! Loja është bërë e egër, aleancat po ndryshojnë por si e shohin këtë “fushë beteje” ata që e kanë përjetuar nga brenda? Krisa, Gerti dhe Arsida tregojnë si e kanë parë lojën e tyre nga jashtë shtëpisë së BBV4? A i penalizoi ato hyrja e vonshme? "Ftesë në 5" programi i pasdites me tema nga aktualiteti i ditës, me qasje nga familja dhe socialja. Personazhe të momentit, të njohur e të panjohur që tërheqin vëmendjen me diçka të veçantë, histori njerëzore që përcjellin mesazhe të rëndësishme! Të gjitha sjellë në formën më të natyrshme e më të lirshme ku çdokush mund të argëtohet pasditeve në divanin e shtëpisë, nga e hëna në të premte ora 17:00.