Krimi shtetëror i 21 Janarit, mjekët që “gënjyen” u shpërblyen me karrierë politike në PD! – Fiks Fare
21/03/2024 20:45

Gjykata e Lartë urdhëroi disa ditë më parë që dosja e 21 janarit të hetohet nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, dhe të regjistrohet procedim penal ndaj Berishës, Bashës dhe Prendit. I pari ish-kryeministër, i dyti ish-ministër i Brendshëm dhe i treti (ekzekutori) ish-kreu i Gardës së Republikës. Një vendim që i hap rrugë zbardhjes së një nga ngjarjeve më të rënda, me pasoja në jetë njerëzish, ku e implikuar është kupola shtetërore. Në atë kohë, makineria e pushtetit tentoi që të manipulonte masakrën shtetërore, ku të parët “në radhë” ishin dy mjekët e Spitalit ushtarak, Sami Koçeku dhe Alfred Gega. Dy të fundit dolën 13 vite më parë, në derën e Urgjencës së Spitalit Ushtarak, duke bërë deklarata para gazetarëve. Për herë të parë, pas 13 vitesh, mjeku Sami Koçeku pranoi të jepte një intervistë për Fiks Fare dhe të shpjegonte ato deklarata. Ai pranon se, në janar 2021, ka qenë Drejtor i Qendrës Kombëtare të Traumës dhe zv. drejtor i Përgjithshëm i Spitalit Ushtarak. Vitet kaluan dhe dy mjekët, Koçeku dhe Gega, u “shpërblyen” nga Partia Demokratike për ato deklarata. Sami Koçeku, në vitin 2021, u fut në listën e primareve të Partisë Demokratike, duke konkurruar për t’u zgjedhur deputet në Qarkun e Tiranës. Emri i tij ishte në Njësinë Nr.7, ku ai garoi bashkë me disa figura kryesore të PD-së. “Në vitin 2021 kam qenë në listën e primareve. Kam marrë minus 7 vota. Kam dalë më mirë se z. Rrushaj dhe znj. Vokshi” pohon ai. Ndërkohë, doktori tjetër, Alfred Gega, është mjek ortoped. Aktualisht punon po në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Në janar 2011, Gega ka qenë vetëm mjek. Disa javë më vonë, ai u emërua nga Ministria e Shëndetësisë zv.drejtor i Përgjithshëm i Spitalit Ushtarak. Fiks Fare kontaktoi edhe me doktor Alfred Gegën, për t’i marrë një prononcim për ato deklarata dhe karrierën politike. Por, ai nuk pranoi! Tha se ishte ngjarje shumë e vjetër.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Mars 2026
20/03 21:00
Monitorime/ I ftuari thyen mitin “Sex-i nuk të dobëson!” – Fiks Fare
20/03 21:00
“Qaja çdo natë… e paralizuar dhe e vetme”, 80-vjeçarja më në fund sistemohet falë Fiks Fare
20/03 20:45
S’kanë treg, prodhimet i hedhin në kanal. Kriza e fermerëve në Orman-Pojan – Fiks Fare
20/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 19 Mars 2026
19/03 21:00
Monitorime/ Moderatorët që u kënaqën me njeri-tjetrin… – Fiks Fare
19/03 21:00
Rrëshqitja që po izolon banorët, rruga ‘Dervish Shaba’ drejt zhdukjes – Fiks Fare
19/03 20:45
Pse emigrojnë shqiptarët? Keqqeverisja apo për një jeta më të mirë? – Fiks Fare
19/03 20:30
Monitorime/ E denoncoi te policia, por fqinji i nxjerr mesazhin LIVE! – Fiks Fare
18/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 18 Mars 2026
18/03 21:00
Rrezikojnë jetën çdo ditë. 3 të sëmurë mendorë jetojnë në një shtëpi që po u shembet mbi kokë
18/03 20:45
PD sulmon ambasadorët e huaj në Shqipëri. Qytetarët tregojnë ‘pse’! – Fiks Fare
18/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 17 Mars 2026
17/03 21:00
Monitorime/ Përplasje në studio, Fevziu të ftuarve: ‘Uluni more, uluni! – Fiks Fare
17/03 21:00
“Deputetët mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat”, mln euro për 140 “baballarët e kombit”
17/03 20:45
Berisha rikthen sulmet ndaj ambasadorëve,histori që përsëritet ndër vite – Fiks Fare
17/03 20:30
Monitorime/ “Ligje për atraksion turistik”, por kujdes kur tregoni bordellot – Fiks Fare
16/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 16 Mars 2026
16/03 21:00
67-vjeçari abuzoi seksualisht me 10-vjeçaren, akuza dhe për të mitur të tjerë, njëri me autizëm
16/03 20:45
Berisha e shtyu për dimër rrëzimin e qeverisë? Ja çfarë thonë qytetarët! – Fiks Fare
16/03 20:30
DIGITALB DIGITALB