Krerët e organeve të drejtësisë raportuan sot para deputetëve në seancë plenare, por iu desh të prisnin gati 3 orë pas debatit mbi traditën parlamentare të bërjes së pyetjeve nga ana e deputetëve. Të vetmit që kishin pyetje për drejtuesit e institucioneve të drejtësisë ishin deputetët e opozitës të cilët për kreun e SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme dhe ILD kishin pregatitur 100 pyetje në lidhje me ato që ata i cilësojnë afera korruptive dhe zyrtarë të qeverisë të akuzuar për vepra të ndryshme penale.