Në njësinë numër 4, Lulzim Basha u përball me ankesën e tregtarëve për rënien e fuqisë blerëse dhe rritjen e faturave . Kryedemokrati Basha premtoi se me ardhjen në pushtet, të gjitha bizneset me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë do të konsiderohen si biznes i vogël me taksë fikse 0.5 përqind. Kryedemokrati Basha bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama për situatën, pasi sipas tij, ai në 7 vite bëri të kundërtën e asaj që premtoi.