Arrin të finalizohet në Komisionin e Ligjeve marrëveshja për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.Pas disa ditësh akuza e kundërakuza mes palëve për proceduren sesi duhet të miratohet trupa e KQZ-së,në këtë mbledhje u duk se zgjidhja ishte e thjeshtë, madje e gjetur më herët nga dy forcat më të mëdha politike dhe përfaqësuesit e tyre vetëm sa e bënë atë publike.