Kreditë vështirësohen/ Bankat janë më konservatore për shkak të pasojave të pandemisë
03/02/2021 12:22

Pasiguritë e shtuara nga kriza e Covid-19 i kanë bërë bankat më konservatore në dhënien e huave. Për eksperten e ekonomisë, Teuta Çerpja, shtrëngimi i kushteve nga sistemi bankar mund të japë një impakt negativ në ekonomi, pasi bizneset dhe konsumatorët mund të priren të gjejnë burime të tjera financimi jashtë kanaleve zyrtare. “Në situata të tilla kur nga njëra anë kufizohet kredidhënia nga ana e bankave të gjithë ata të cilët duan të bëjnë investime do të gjejnë mundësi alternative dhe në të tilla situata me shumë gjasa mundësia për t’u rritur informaliteti është më e madhe. Bizneset dhe individët që duan të investojnë do gjejnë alternative të tjera. Gjithçka që del përtej sistemit bankar do të sjellë problemet e veta në ekonomi. Diçka që nuk është e matshme dhe nuk vlerësohet në tregjet monetare patjetër që ka pasojat e saj negative”, thotë Teuta Çerpja. Ekspertja Çerpja shpjegon se është krahas pasigurive, kjo sjellje e bankave ndaj kredimarrësve është diktuar edhe nga faktorë të tjerë. “Pandemia bëri që bankat të rrisin dhe të marrin më seriozisht bizneset pasi klientët e tyre janë të punësuar në këto biznese. Politikat e kufizimit në kredidhënie u diktuan në një farë mënyre dhe nga bankat mëmë, politikat e të cilave ndikonin edhe ato të bankave shqiptare që kanë kapital të huaj.” Teuta Çerpja, eksperte ekonomie Sipas vrojtimit të fundit të Bankës së Shqipërisë, bankat do të vijojnë të ndjekin të njëjtat politika shtrënguese edhe për tremujorin e parë të këtij viti kryesisht për bizneset, ndërsa do të lehtësohen më tej ato për individët, veçanërisht për kreditë konsumatore”.

Top News – Çmimet e referencës në bregdet. Rinis procesi i vlerësimit, rezultati brenda prillit
30/03 16:43
Top Channel/ Gruri do kushtojë më shumë, shkak nafta dhe plehrat kimikë! Fermerët ngrenë shqetësimin
29/03 19:48
Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14