KQZ-ja në Kosovë, e para në rajon për vonesën
16/11/2019 21:40

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, ka hyrë në muajin e dytë që prej mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 6 tetor dhe nuk është gati për të certifikuar rezultatet përfundimtare të shpallura javën që kaloi. Tashmë me vendimin e PZAP-it, për rinumërimin e 1428 vendvotimeve të tjera, mund të mos ketë certifikim deri në dhjetor, si pasojë edhe vonim të konstituimit të institucioneve të reja. Kështu, Kosova del e para në rajon për stërzgjatje të numërimit dhe certifikimit të rezultateve zgjedhore. Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi për zgjedhjet nuk janë vonuar as një muaj për shpalljen e rezultateve dhe certifikimin e tyre. Pedagogu Mazllum Baraliu thotë për KosovaPress, se në bazë të përvojave të deri tanishme, fatkeqësisht procesi zgjedhor ka marrë tatëpjetën dhe kjo shoqërohet edhe me një kosto financiare. “Të gjithë ato veprime që ishin plotësisht me standardet demokratike evropiane dhe botërore, tani sikur procesi ka marrë një teposhtëze ose një zvarritje të pa imagjinuar, e cila po shkakton edhe pakënaqësi te qytetarët, sidomos te elektorati i cili ka votuar për ndryshime.” Por zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi, thotë se vonesa është e justifikuar për shkak të specifikave të procesit zgjedhor. Elezi: Çdo vend ka specifikat e veta për zgjedhjet … për të ardhur deri tek shpallja e rezultatit përfundimtar, KQZ-së i duhet të kaloj nëpër disa procedura… Në këtë drejtim kemi pasur me qindra vendvotime që është dashur t’i nënshtrohen procesit të rinumërimit, sepse në këtë rast rinumërimi ka qenë i domosdoshme Zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, dhe procesi në vijim, morën fillimisht jo pak lëvdata, por vonesa e certifikimit të rezultatit, duket se e ka cënuar sadopak imazhin.

Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58
Top Channel/ Kurti kërkon shmangien e zgjedhjeve: Dekreti i Osmanit, anti-kushtetues!
02/04 15:17
Top News -Afati kushtetues për presidentin e ri/ Rreziku për zgjedhje të reja, asnjë hap nga partitë
02/04 11:01
Top News – “Asnjë votë për kandidatët e Kurtit”. LDK nuk do të mbështesë emrat e VV për president
01/04 17:27
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/ Mbushen tribunat në ‘Fadil Vokrri’, tifozët shqiptarë nisën këngën
31/03 20:51
Top Channel/ Kosova, gati të shkruajë historinë! “Dardanët” me formacion sulmues
31/03 20:08
Top Channel/ Radhë kilometrike në Morinë, qindra tifozë nga Shqipëria në mbështetje të Dardanëve
31/03 17:19
Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë, ndeshja vendimtare do të transmetohet nga Top Channel
31/03 15:45
Top Channel/ “Pavarësia” e dytë e Kosovës! Sot një hap pranë Botërorit
31/03 15:45