Kryeministri Berisha mbrojti shpalljen fitues të tenderit për ndërtimin e linjës se interkonjeksionit të kompanisë që është e dyta në listë, pasi ka dhënë çmimin më të ulët. Por, po vetë Berisha ishte ai që duke iu referuar ofertave për ndërtimin e parlamentit të ri, preferoi ofertën më të shtrenjtë, pasi ofronte më shumë garanci dhe cilësi.