Kosovës po i ikin qytetarët
23/01/2020 18:49

Më shumë se 220 mijë qytetarë të Kosovës kanë emigruar në dekadën e fundit, siç tregojnë të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Kjo shifër konsiderohet mjaft shqetësuese nga demografët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. Niveli më i lartë i emigrimit u shënua në vitin 2015, kur nga Kosova u larguan mbi 75 mijë qytetarë. Më pas në vitin 2016 dhe 2017, emigrimi shënoi rënie, për tu rritur sërish vitin pasues. Vendet ku kanë emigruar më së shumti kosovarët gjatë kësaj kohe kanë qenë kryesisht Gjermania, Franca, Austria, Sllovenia e Kroacia. Demografi Rifat Blaku tha për Radion Evropa e Lirë, se me shqetësues në këtë situatë është fakti që vendin po e braktis pjesa më vitale e popullsisë, të rinjtë, të cilët janë edhe më produktivë e të shkolluar. “Është një humbje e madhe dhe një çrregullim i ndjeshëm në strukturën demografike e biologjike. Nevojitet medoemos një aksion efikas, praktik dhe institucional, për të krijuar politika që minimizojnë efektet negative të emigracionit”, tha Blaku. Ndërkohë në 1 mars 2020, pritet të hyjë në fuqi dhe Ligji gjerman për fuqinë punëtore, i cili rregullon me detaje mbërritjen e fuqisë punëtore nga vendet jashtë Bashkimit Europian. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, ekspertët presin që të ketë fluks të shtuar largimi të të rinjve nga Kosova. Sondazhet tregojnë se pjesa dërrmuese e këtyre të fundit që zgjedhin të largohen nga vendi e bëjnë këtë për shkak të mungesës së perspektivës.

Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58
Top Channel/ Kurti kërkon shmangien e zgjedhjeve: Dekreti i Osmanit, anti-kushtetues!
02/04 15:17
Top News -Afati kushtetues për presidentin e ri/ Rreziku për zgjedhje të reja, asnjë hap nga partitë
02/04 11:01