Partitë politike në Kosovë kanë shprehur gatishmërinë që zgjedhjet parlamentare të mbahen brenda muajit janar. Qëndrimet rreth datës së mundshme i shprehën pas takimeve të ndara me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani. Takimet u mbajtën vetëm një ditë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se Qeveria Hoti është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese, pasi deputeti Etem Arifi kishte votuar pro saj, ndonëse Gjykata e Apelit i kishte shqiptuar dënimin e formës së prerë prej 1 vit e 3 muaj burgim, për “mashtrim me subvencione”.