Autoritetet shtetërore janë shprehur të sigurta se Kosova do të mund ta menaxhoj valën e dytë të virusit Covid 19. Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani thotë se premtuese për këtë është ulja e numrit të rasteve të reja në javët e fundit dhe respektimi i masave mbrojtëse nga qytetarët. Por, Ramadani ka bërë thirrje për kujdes ndaj viruseve sezonal ndaj ka thënë se do të fillojnë edhe vaksinimin e personave me shëndet të dobët.