Paraditen e së enjtes, ish drejtori i Drejtorisë Politike të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku, njëri kryeministër e tjetri ministër për FSK-në, janë të parët që zyrtarisht filluan procesin e aplikimit për statusin e veteranit të UÇK-së.