Situata në Kosovë ka marrë një kthesë të beftë: I mandatuari për formimin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti i dërgoi Kryesisë së Kuvendit kërkesën për caktimin e seancës plenare lidhur me votimin e qeverisë së re, një seancë kjo në të cilën lëvizja Vetëvendosje shkon pa një marrëveshje bashkëqeverisjeje me LDK-në. vetëm pak përpara se të mësohet lëvizje e Kurtit, në media u njoftua se kreu I Vetëvendosjes do të takohej me përfaqësuesit e Listës Serbe. Kryetari I kësaj të fundit, Goran Rakic deklaroi pas takimit se forca e tij politike “ nuk do të jetë frenuese e formimit të qeverisë së re”.