Kosovë/ Nga 2 shkurti rritet çmimi për vizat Schengen
07/01/2020 15:50

Kosovarët presin ditën kur do të marrin lajmin e mirë të heqjes së regjimit të vizave për ta, por ndërkohë, nga 2 shkurti do të përballen me një rritje të çmimit për vizat Schengen. Shtypi vendas citon për këtë informacion faqen të Schengenit, ku theksohet se ndërsa tarifa aktuale është 60 euro, nga fillimi I muajit të ardhshëm, aplikuesve do t`u duhet të paguajnë 80 euro. Një rritje, që llogaritet të jetë mbi 30% më shumë. Rregullat e reja parashikojnë gjithashtu edhe zgjatjen e periudhës së aplikimit. Ata që duan të vizitojnë ndonjë prej vendeve të Zonës Schengen, mund të aplikojnë për vizë 6 muaj më herët nga koha kur planifikojnë të udhëtojnë, ndërsa aktualisht aplikimi mund të bëhet vetëm 3 muaj më herët. Ky ndryshim i Rregullores për Vizat është miratuar nga Këshilli i Bashkimit Europian qershorin e vitit 2019 dhe do të aplikohet në të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe shtetet e tjera që janë pjesë e Marrëveshjes për Schengen. Përveç kësaj, vendet anëtare do të jenë të detyruara të hapin qendra për procesimin e vizave në vendet ku nuk kanë përfaqësi, në mënyrë që aplikantët të mos të detyrohen të udhëtojnë në shtete të tjera vetëm për të aplikuar.

Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58
Top Channel/ Kurti kërkon shmangien e zgjedhjeve: Dekreti i Osmanit, anti-kushtetues!
02/04 15:17