Kosovë, në fshatin e kazinove/ Në Kamenicë zona jashtë kontrollit, kumar kontrabandë dhe drogë
28/12/2019 20:05

Që nga muaji mars, në Kosovë, është në fuqi ligji për kazinotë dhe lojërat e fatit, që ka ndaluar funksionimin e këtyre të fundit. Por, duket se ky ligj, nuk vlen edhe për fshatin Karacevë të kamenicës. Atje ku fillon zona neutrale, e monitoruar nga njësitë e KFOR, prej muajsh funksionojnë shtatë kazino të paligjshëm. Për vetë banorët, kjo është një shqetësim, pasi të tilla biznese mund tu sjellin telashe. Keka: Këtu është një katastrofë e madhe “Droga përdoret këtu, malli i Serbisë krejt kalon këtu, këtu është një katastrofë e madhe, si te ketë mundësi me lajmëruar KFOR-in, apo këdo me i largu…kështu ka me pas vrasje… Mu largu këto kazino prej këtu, nuk kanë qenë kurrë dhe nuk duhet të jenë” Pavarësisht se për banorët e fshatit, prania e këtyre lokaleve është shqetësuese, ata druhen të flasin para kamerave. Administratori i fshatit karacevë, Armend Kastrati, thotë ndërkohë se funksionimi i këtyre kazinove është një shqetësim i madh. Kastrati: Është një shqetësim i madh “Problematika më së shumti që këto ditë po vazhdon është se unë si administrator i fshatit kam informacione që rruga e cila e ndan kufirin me rrugën e Breznicës, i keni parë edhe ju tabelat e KFOR-it që i përcakton ato zonat kufitare edhe ku fillon e mbaron si zonë kufitare, ka zëra që komuna është duke shikuar një alternativë tjetër, për me hap një rrugë tjetër edhe ajo rrugë të mbyllet, e keni parë që edhe kazinotë po operojnë në atë pjesë, e që për neve banorët është një shqetësim shumë i madh” Kryetari i komunës së Kamenicës ka thënë ndërkohë për Kosova pres se policia e Kosovës nuk mund të ndërhyjë në këtë zonë pa lejen e KFOR-it.

Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39