Lëvizja Vetëvendosje ka fituar mbi 50 për qind të votave dhe për këtë do t’i ketë 58 deputetë, ndërsa partia e dytë është PDK-ja me 19 deputetë, pasuar nga LDK-ja 15, Lista Serbe 10 dhe AAK-ja 8 deputetë. Nga këto parti, ndryshime në emra të deputetëve pas ankesave në PZAP ka pasur vetëm AAK-ja, në të cilën vendin e Kryediplomatës Meliza Haradinaj Stublla e ka zënë Albana Bytyqi.