Besimtarë katolikë në Kosovë po festojnë Krishtlindjen. Mesha kryesore është mbajtur më Katedralen “Zonja Ndihmëtare” në Prizren, në mesnatën ndërmjet së hënës dhe të martës, ndërsa të marten në mesditë, në Kishën Katolike “Shën Ndou”, në Prishtinë, është mbajtur Mesha e Krishtlindjes.