Me këtë deklaratë të bërë me gjashtë janar, Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dha premtimin se Kosova do të siguroj dozat e para të vaksinës në muajin shkurt. Por dy muaj pas, deklarata ka ndryshuar e Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në rajon që nuk ka marrë ende asnjë vaksinë. Përmes një postimi në facebook, Hoti ka shkruar se dozat e para pritet të vijnë brenda muajit mars, por sërish nuk ka një datë.