Kosova ende pa qeverinë e re/ Qytetarët bëjnë përgjegjëse VV dhe LDK
21/12/2019 19:27

Në mesin e entuziazmit të fitores, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti pat deklaruar se koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së do të vulosej 72 orë pas certifikimit të rezultateve. Kanë kaluar tre javë prej atëherë, dhe ende nuk ka një marrëveshje për formimin e qeverisë. Qytetarët e Kosovës ende shpresojnë që ky koalicion të ndodhë, kurse, ndërsa faktin që deri tani nuk është arritur dot kompromisi, e konsiderojnë si papërgjegjësi politike. Posti i presidentit është ai që po pengon arritje e ujdisë. LDK-ja pretendon ta marrë ajo, në mënyrë që të ketë sic thotë, një baraspeshë qeverisëse. Sipas Bajram Hyseni, fajtori kryesor i cili e ka lënë peng mos krijimin e institucioneve të reja të Kosovës është pikërisht Isa Mustafa. “Isa nuk lëshon pe, është komunistë i vjetër ..Vetëvendosje është fituese, mirëpo nuk ka me kënd me bë koalicion…Krejt fajet Isa i ka…Po sa herë të shkoj në zgjedhje për Vetëvendosjen kom me dal me votua…Mirë nuk është se harxhime të mëdha, por është edhe tjetra punë më mirë me shku në zgjedhje sesa me zhagit, sepse ashtu ashtu nuk kanë me mund me u marrë vesh, Isa nuk lëshon pe, është komunistë i vjetër”, tha Bajram Hyseni. Të tjerë, fajësojnë të dyja palët. “Po është papërgjegjësi e kësaj elite politike, sidomos e këtyre partive që kanë fitu zgjedhjet, qytetarët ua kanë dhënë besimin dhe e kanë parë se duhet me u bë ndryshimi, këta nuk po e bëjnë ndryshimin por po dihet mbi të gjitha se është interesi i tyre personal dhe partiak mbi atë shtetëror, qytetar dhe Republikën…jo nuk duhet me shku në zgjedhje, duhet me u marrë vesh të dy palët, duhet me lëshuar pe nga pak, sidomos këta që po lypin president…Unë nuk dal hiq me votuar dhe është përgjegjësi e tyre nëse e qojnë vendin në zgjedhje”, tha Mehmet Canolli. “Fajin për mos krijimin e institucioneve e kanë dy partite.. Nuk është situatë e mirë, më mirë me përfundu tani si janë marrë vesh sesa me shkua prapë në zgjedhje”,tha Rrahman Dema. Të premten, Kurti dhe Mustafa zhvilluan një tjetër takim mes tyre, por as këtë radhë, nuk pati tym të bardhë.

Top Channel/ Raportet për tërheqje nga Kosova, Osmani:”Ushtrinë amerikane e duam këtu”!
27/02 11:38
Top News- IDK padit MSH në Kosovë/ Kërkon shfuqizimin e tarifës për shoqëruesit e pacientëve
26/02 18:14
Top Channel/ PDK nuk ka votë për Osmanin: “Po na u kërkua, e propozojmë një kandidat per president!
26/02 14:59
Top Channel/ Murat Jashari “rrëzon” Konjufcën: “Asnjë plan për tu bërë president i Kosovës”!
26/02 12:20
Top Channel/ Spiropali vizitë në Prishtinë, takohet me homologun e saj në qeverinë Kurti
25/02 15:30
Top Channel/ Presidenti nga familja Jashari! Konjufca: Të vetmit që kanë konsensus nga të gjithë
25/02 15:27
Top News- VV përjashton Osmanin/ Konjufca: Një emër nga Jasharët ka konsensus
25/02 14:34
Top Channel/ Spiropali, vizitë në Prishtinë, takohet me homologun e saj në qeverinë Kurti
25/02 12:32
Top News-‘Jo reduktim të trupave amerikane’/ Komandanti i KFOR konfrimon angazhimin e SHBA në Kosovë
25/02 12:05
Top News- Thaçi sërish para togave të DhSK-së/ Gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës
25/02 10:25
Top Channel/ Shanset e Osmanit për presidente, kërkon edhe një mandat tjetër, por…
24/02 19:32
Top News- Kurti kusht Serbisë njohjen/ I hap rrugë dialogut për normalizimin e marrëdhënieve
24/02 18:10
Top News- Falsifikuan dokumentet e pronave/ Pranga 4 shtetasve në Kosovë, shkaktuan dëm 1.5 mln euro
24/02 14:13
Top News- ‘Na duhen amerikanët’ / Osmani-prania e tyre në KFOR, jetike për Kosovën
24/02 12:04
Top News- Tetë ditë kohë për presidentin/ Kurti kërkon marrëveshje ndërpartiake- Jam optimist
24/02 10:27
Top Channel/ Bisedimet për president, Kurti takon Abdixhikun: Duam konsensus
23/02 19:59
Top Channel/ Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë, Kurti: Ne nuk mund të nxjerrim kandidat
23/02 19:57
Top News- Dhjetë ditë afat për presidentin e ri/ DW: Kosova rrezikon zgjedhje të parakohshme…
23/02 15:40
Top News- Konjufca merr në dorë dialogun/ Diskutimet me Serbinë, jo më në varësi të Kurtit
23/02 14:16
Top Channel/ Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti nis takimet për të mbledhur 80 vota
23/02 12:47
DIGITALB DIGITALB