Në një kohë kur të gjithë sytë janë nga negociatorët e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel që po diskutojnë për të gjetur një zgjidhje në lidhje me dinarin serb, Albin Kurti dhe qeveria e Kosovës po përgatitet për të akuzuar Serbinë si shtetin përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës. Deklarata për këtë çështje erdhi nga vetë Kurti i cili paralajmëroi se së shpejti do të formulohen edhe akuzat zyrtare. "Ministria e Drejtësisë, këshilltarët ligjor edhe ekspertë ndërkombëtarë janë duke bërë përgatitjet që Serbia të mbahet përgjegjëse për krimet e luftës, të cilat janë në fakt kundër njerëzimit dhe genocide“, u shpreh kryeministri i Kosovës. Ai nuk dha detaje të mëtejshme, por u shpreh se këto janë çështje të brendshme dhe në kohën e duhur jepen njoftimet e nevojshme. Gazetar: Orest Floku