Në politikë, mund të ngjitesh shumë lart edhe nëse nuk ke beteja elektorale të fituara, por ke aftësi negociuese në mjediset e errëta. Arben Ahmetaj, është një politikan që ka mbijetuar në krye të dikastereve që qarkullojnë paratë, duke u etiketuar shpesh si politikani i aferave. Mësuesi i anglishtes që u bë Drejtor Tatimesh, politikan, ministër dhe menaxhues i parave të shqiptarëve. Nga dosjet e korrupsionit në Tatime, te abuzimi dhjetëra milionë dollarë me Albtelecom, kontratat PPP, tenderat e dyshimtë dhe abuzimet me fondet e tërmetit. Aferat 25-vjeçare dhe lidhjet e Ahmetajt me dosjet e antimafias italiane.