Në sallën e mbledhjes së emergjencave të aeroportit, në Rinas, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka mbledhur Task-Forcën për koronavirusin, nga ku deklaroi se në Shqipëri, deri në këto momente nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. “Kemi mjekë dhe ekspertë,po zbatohet plani i masave të Task Forcës. Nuk është koha për përhapje paniku, të bazohemi në informacione zyrtare. Shqipëria deri në këto momente nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus”, u shpreh ministrja.