Kontrollorët nën hetim/ Merret në pyetje edhe ish kreu i aviacionit. Komunikoi me grevistët
09/04/2021 15:25

Bisedat në whatsapp mes kontrollorëve të Rinasit, çuan edhe në shoqërimin e ish kreut të Aviacionit Civil, Petrit Sulaj, i dorëhequr në maj të 2014-ës. Sulaj u morë në pyetje për rreth tre orë mbrëmjen e së enjtes, pasi mes tij dhe dy prej të ndaluarve, Armando Fezgës, kreut të sindikatës së kontrollorëve të trafikut ajor, dhe Muhin Mezinit, mbikqyrësit të kontrollorëve, janë shkëmbyer mesazhe ditët e fundit. Megjithatë Sula u la i lirë më pas, por mësohet të ketë thënë që nuk ka pasur ndikim në vendimmarrjen e kontrollorëve dhe se ka qenë kundër bojkotit nga ana e tyre. Ai ka shtuar se bisedat në whatsapp, kanë qenë në kuadër të njohjes që ai ka pasur me dy të ndaluarit. Prokuroria e Tiranës, vijon ende hetimet lidhur me grevën dhe situatën e krijuar në aeroportin e Rinasit, 3 ditët e fundit. Ajo ka sekuestruar celularët e 28 kontrollorëve, ku mes tyre u gjetën edhe bisedat mes të ndaluarve dhe Sulajt. Kujtojmë se në një grup whatsappi të kontrollorëve janë gjetur biseda ku njëri prej tyre Klesti, shkruante që të “Mbyllnin Kullën”. Ndërkaq, pritet që të ketë edhe të tjera shoqërime, për marrje në pyetje të personave të cilët kanë pasur kontakte ditët e fundit me kontrollorët që bojkotuan punën, për të parë nëse do të dalin të tjera të dhëna hetimore. Kujtojmë se një ditë më parë, në polici, u ndaluan me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, Armando Fezga, Flora Ndreca, përgjegjëse turni dhe Muhin Mezini. Ata pritet që të dalin përpara gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë, për shkak të akuzës që prokuroria ka ngritur; atë të shpërdorimit të detyrës.

Top News – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mirëpret linjat e reja drejt Liverpool dhe Dublin
04/04 15:32
Top Channel/ Zgjatet hetimi i vrasjes së Kalasë, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen
04/04 15:23
Top News – ‘Asnjë incident te Njësia 7’. Braçe tregon se çfarë ndodhi në takimin e Ramës
04/04 14:18
Top News – Me pistoletë me vete e makinë pa targa, kapet ‘gangsteri’ në Laç
04/04 13:58
Top News – Mesazhi në Instagram i kushtoi jetën e babait/ Detaje nga sherri në Vlorë
04/04 13:30
Top News – Vigjilja e Pashkës Katolike. Imzot Dodaj: Shqipëria ka nevojë për ndershmëri
04/04 13:29
Top Channel/ Thirrje për paqe në Pashkë, Arqipeshkvi i Shkodrës: Paqja nis nga familja dhe shoqëria
04/04 13:25
Top Channel/ ‘Të bëhemi ndërtues të paqes’/ Arqipeshkvi Giovani Peragine mesazh për Pashkën
04/04 13:23
Top News- Vigjilia e Pashkës Katolike, arqipeshkvi Giovani Peragine mesash për besimtarët
04/04 13:23
Top News- AKU bllokon 4 ton produkte bimore/ Gjobitet subjekti tregtar, u kap në shkelje
04/04 12:54
Top News- “Audi SQ8” dhe “BMW” me vlerë 120 000 euro, kapen në Tiranë, ishin vjedhur
04/04 12:49
Top Channel/ E rrahën pas sherrit online! Vlorë, 63-vjeçari shkoi për sqarim
04/04 12:40
Top Channel/ Ligji për kujdesin alternativ, Ministrja Sala: Fëmijët pa prindër do rriten në familje
04/04 12:26
Top Channel/ Mesazh politik në urimin e Pashkëve, Arjan Dodaj: Ndërgjegje reaguese ndaj korrupsionit
04/04 12:20
Top Channel/ Vidhnin makina jashtë shtetit dhe i trafikonin në Shqipëri, nën hetim 2 persona
04/04 10:40
Top Channel/ Vigjilja e Pashkës, qindra besimtarë mbushin Tiranën për Udhën e Kryqit
03/04 23:19
Top Channel/ ‘Shpërthen’ Berisha: Nafta, më e shtrenjta në botë! Gati ligji në Kuvend
03/04 22:30
Top News- Dy të plagosur me thikë në Shkodër/ Konflikt mes adoleshentëve në qendër të qytetit
03/04 22:14
Top News- Sherr në Vlorë, humb jetën 63-vjeçari/ Konflikt mes disa personave, identifikohen autorët
03/04 22:09
Top News- E rëndë në Durrës, humb jetën 17-vjeçari në ambientet e shkollës
03/04 21:59