Kontrata për ndërtimin e “Skavicës”/ Kuvendi diskuton projektin që do financohet nga SHBA
19/03/2021 15:25

Projektligji për kontratën e ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës nga kompania amerikane Bechtel ka marrë miratimin e Komisionit të Ekonomisë. Bëhet fjalë për një procedurë të veçantë negocimi me gjigantin amerikan, pra për një marrëveshje direkte mes qeverisë shqiptare dhe shoqërisë Bechtel, e cila me shumë gjasë do të financohet nga amerikanët përmes një kredie të butë prej 500 milionë dollarë. Kontrata është paparashikuar të ndahet në dy faza, ku në fazën e parë firma amerikane do të bëjë një studim të detajuar të projektit, teksa faza e dytë e kontratës parashikon ndërtimin e kësaj vepre madhore. “Nuk kemi një status strategjik të investitorit. Është e bazuar mbi marrëveshjen e firmosur midis shtetit shqiptar dhe departamentit amerikan. Investimi do të bëhet përmes fondeve të vënë anë dispozicion nga KESH për kontratën e parë dhe ndërkohë për kontratën e dytë ne po punojmë në bashkëpunim si me DFC dhe me Bechtel International për gjetjen dhe sigurimin e financimit të huaj, që do të vijë në formën e kredisë”, tha Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës. Projekti për hidrocentralin e Skavicës ka një histori 50 vjeçare, e tentuar të ndërtohej nga disa qeveri të kohës. Aktualisht, janë dy versione që po shqyrtohen për ndërtimin e HEC Skavicës, ku njëra prej tyre kap vlerën e 310 milionë euro, ndërsa oferta e dytë 510 milionë euro. Më herët ishte Bashkimi Europian që kishin shprehur angazhimin për dhënie të asistencës për këtë projekt, por pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit të qeverisë shqiptare me amerikanët në tetor të 2020-ës, Bashkimi Europian u tërhoq. Realizimi me sukses i kësaj vepre pritet të ulë varësinë e importit të energjisë elektrike dhe të shndërrojë vendin në fuqi eksportuese, si dhe t’i japë fund problematikës së përmbytjeve në zonën e Fushë Shkodrës.

Top News- Pse po rritet çmimi i karburanteve? Tabaku: Shkak taksat dhe mungesa e konkurrencës
15/03 12:33
Top Channel/ Rama flet për ish-zv.kryeministren, e quan Ballukun…
15/03 12:26
Top Channel/ Eksploziv makinës së policit/ Tritol automjetit të agjentit të krimeve në Lezhë
15/03 12:25
Top Channel/ Gjuetia me dinamit në Vlorë/ Veprimtaria e paligjshme nuk kursen as fokat
15/03 12:23
Top Channel/ Kriza e blegtorëve në Fier/Ankohen se nuk kanë treg, fermerët: Na dëmtoi edhe lagështia
15/03 12:22
Top Channel/ Luleshtrydhet i zhduku balta/ Fermerët në Fier ankohen se u përmbytën 300 dynymë sera
15/03 12:19
Top News- “Çështja Balluku e mbyllur”/ Rama flet dhe për Porto Romano: Nis shpejt
15/03 12:09
Top Channel/ Ndërron jetë foshnja 2-muajshe/ U dërgua nga Korça në Tiranë, por nuk mbijetoi
15/03 12:04
Top Channel/ Vendimi i Kushtetueses për TikTok, Rama: Si kofini pas të vjelit. Ja çfarë…
15/03 12:03
Top Channel/ PS rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, Rama: Çështje e mbyllur
15/03 12:01
Top Channel/ “Kompani shtetërore për naftën“, Rama: Rritja e çmimit, pasojë e Luftës në Iran
15/03 11:58
Top Channel/ “Kompani shtetërore për naftën”/ Rritja e çmimit, Rama: Pasojë e Luftës, do ndërhyjmë
15/03 11:49
Top Channel/ Zgjedhje për kryetarin e ri të degës së PD edhe në Vlorë, gara mes ish-deputetes dhe…
15/03 11:36
Top Channel/ Shkodra zgjedh drejtuesin e degës së PD, 7100 anëtarë votojnë për kryetarin
15/03 11:25
Top News- “Çështja e Ballukut e mbyllur”, Rama: Liria e deputetit s’mund të kufizohet
15/03 11:01
Top News- Rritja e çmimit të naftës, Rama: E pashmangshme por nuk do rrimë duarkryq
15/03 10:57
Top News- Rama kritikon vendimin e Kushtetueses për TikTok: I panevojshëm, ishte mjet efektiv
15/03 10:56
Top News- Projekti i Porto Romanos, Rama: Asnjë shqetësim nga BE e SHBA
15/03 10:55
Top News- Shpërthimi me tritol në makinën e policit, dyshimet për ngjarjen e rëndë
15/03 10:32
Top Channel/ Shpërthim me tritol në Lezhë, i vendoset lëndë plasëse makinë së agjentit të krimeve
15/03 10:31
DIGITALB DIGITALB