Kontrabanda e kafshëve, kryesisht me bagtitë e imta, është kthyer në një problem madhor në Shqipëri. Nga Veriu në jug, situata është alarmante! Institucionet bëjnë rolin e të paditurit, tregjet janë jashtë kontrollit, rreziku mbetet konstant në hallkën fundore: tryezën tonë. Lëvizja e pakontrolluar e gjedhëve nga shtetet fqinje, ndonjëherë nga kufiri i gjelbër, e shpeshherë ndërmjet doganës që bëhet pjesë e kësaj loje, mund të sjellë pasoja të mëdha për qytetarët. Fermerët e vegjël janë më të rrezikuar, shpeshherë nga padija, e ndonjëherë nga dëshira për të përfituar shpejt… Po pse ka ndodhur kaq hapur kontrabanda e gjedhëve? Kush “i ka bekuar” lëvizjet e pakontrolluara? A është bërë mjaftueshëm për të shmangur këtë problem? #Kontrabandë #TreguTapizë #Matrikullim #Veteriner #Bullgari #Greqi #Kosovë #Dogana #Viç #TreguRrogozhinës