Konstituohet Kuvendi i Kosovës – s’ka marrëveshje për koalicion
26/12/2019 19:40

Deputetët e Kuvendit të Kosovës dhanë betimin dhe zgjodhën kryetarin e ri dhe kryesinë. Por Kuvendi u konstituua pa marrëveshje koalicioni ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së. Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës. Pasi deputetët dhanë betimin, lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë që doli në zgjedhje, propozoi kandidatin e saj për kryetar. Kandidati Glauk Konjufca mori 75 vota, 27 ishin kundër dhe 6 abstenime. Në këtë seancë konstituive u zgjodh edhe kryesia e Kuvendit. Nënkryetar u zgjodhën Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje, Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës. Ndërsa nga komunitetet pakicë, Sllavko Simiq nga Lista Serbe dhe Fikrim Damka nga komuniteti turk. Me zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve sipas Kushtetutës së Kosovës, Kuvendi cilësohet i konstituuar si legjislatura e 7 në Kosovë. Zgjedhja pa marrëveshje Kosovo 10 Jahre Unabhängigkeit (Getty Images/AFP/A. Nimani) Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës nuk ishte pjesë e ndonjë marrëveshje ndërmjet dy partive që dolën të parat në zgjedhje, Lëvizjes Vetëvendosja dhe LDK. Kjo e ka komplikuar situatën e mëtutjeshme për arritjen e një koalicioni të mundshëm qeverisës për formimin e qeverisë së Kosovës. Vet lideri i lëvizjes Vetëvendosja Albin Kuti një ditë para seancës konstituive, informoi se nuk ka marrëveshje koalicioni me LDK-në. Kurti ka thënë se LDK-ja e ka refuzuar ofertën e Vetëvendosjes, e cila i ofronte LDK-së pozitën e kryetarit të Kuvendit, një post zëvendëskryeministri dhe pesë ministri në qeveri. “Është obligimi im moral dhe politik, shtetëror dhe kombëtar, qytetar dhe njerëzor që t’ju njoftoj se në seancën inauguruese të legjislaturës së shtatë, do të shkojmë pa pajtimin për qeverinë. Marrëveshjes për programin qeverisës nuk kemi mundur t’ia bashkëngjitim edhe atë për ndarjen e përgjegjësive. Oferta ime e parmbrëmshme e datës së 23 dhjetor 2019, u refuzua dje nga LDK”, tha Albin Kurti. Sipas tij, në rast se insistohet që LDK ta ketë edhe pozitën e presidentit, atëherë ai tha se i ka ofruar LDK-së që ta caktojnë një kandidat konsensual dhe jo partiak. Sipas Albin Kurtit, ky është kompromisi i fundit që mund të bëjë lëvizja Vetëvendosje. I menjëhershëm ishte reagimi i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili tha se për LDK-në, negociatat nuk kanë dështuar por “ka dështuar vetëm strategjia e Vetëvendosjes për ta siguruar para publikut epitetin e palës parimore dhe gjeneroze në negociata dhe për t’ia hedhur fajin LDK-së”.

Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58