Fiks Fare denoncoi veprimet dhe mosveprimet e Policisë së Shtetit, e cila u ka djegur gradën dhjetëra oficerëve. Në vitin 2024 u bë një konkurs për gradën nga n\komisar në komisar. Fitonin gradë ata që merrnin mbi 70 % të pikëve. Gradën e fituan 406 oficerë. 320 u emëruan direkt (dhe morën gradën) dhe pjesa tjetër në listë pritje. Kishte një klauzolë që, nëse nuk emërohej në vend pune ekuivalente me gradën e re, atëherë digjej grada.