Sipas një informacioni paraprak të dhënë nga policia e Vlorës, mësohet se orët e para të mëngjesit, pas një konflikti për motive pronësie, një shtetas ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti, në lagjen “11 Janari”, ku pas konfliktit të dy fqinjëve ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi B.M., i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.