Është konfirmuar rasti i parë me CoVid-19 në qarkun e Gjirokastrës. Top Channel mëson se ai është njëri prej emigrantëve që është karantinuar në një hotel në Këlcyrë. Dje është testuar dhe sot ka dalë përgjigjja. I infektuari tanimë do të karantinohet në Durrës. Menjëherë sot fillon dizinfektimi i mjedisit të karantinës ndërsa parashikohet marrja e dhjetëra tamponëve.