Konferenca në Kosovë, kërkohet rifillim i dialogut
18/12/2019 20:10

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk është ndërprerë nga taksa. por nga rrezikimi i zhbërjes së shtetit të Kosovës nga ndryshimi i territoreve. Pa njohjen reciproke mes dy vendeve, në kufijtë aktualë, nuk mund të ketë paqe në rajon, por luftë, tha ish-kryenegociatorja e bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri, në një konferencë të institutit demokratik të Kosovës. “Dialogu nuk është ndal për taksën është ndal për çështjen që ke tu u rrezikuar Kosova. Një Kosovë që vështirësi e ka fituar të drejtën për pavarësi…Pa njohje reciproke mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë në kufijtë aktual nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme. Do të ketë luftë, siç i kemi mbrojtur 100 vjet i mbrojmë prapë” Ish-deputeti nga komuniteti serb në Kosovë, Nenad Rashiq kërkoi largimin e taksës në mënyrë që të rinisë dialogu me Serbinë. Ai theksoi nevojën që serbët e Kosovës të inkuadrohen në procesin e këtij dialogu, teksa shtoi se idetë për ndryshimin e kufijve janë të dëmshme për gjithë rajonin. “Jam absolutisht i bindur se po të kishte çfarëdo ndryshimi kufijsh do të krijonte një efekt zinxhiror në të gjithë rajonin, madje dhe më gjerë. Për këtë arsye mendoj se përgjegjësia e BE-së është dukshëm më e madhe se ne e shfaqim… Mënyra e vetme pra është dialogu…” Që nga nëntori 2018, kur Qeveria Haradinaj vendosi taksën 100 për qind për mallrat serbe, dialogu me Serbinë është ndalur. Pala serbe kërkon fillimisht heqjen e taksës para kthimit në dialog ndërsa kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka këmbëngulur se taksa hiqet vetëm pas njohjes së Kosovës si shtet nga Beogradi zyrtar.

Top Channel/ Thaci ne Hage, nis gjyqi numër dy: “Pengoi drejtësinë”!
27/02 15:12
Top Channel/ Raportet për tërheqje nga Kosova, Osmani:”Ushtrinë amerikane e duam këtu”!
27/02 11:38
Top News- IDK padit MSH në Kosovë/ Kërkon shfuqizimin e tarifës për shoqëruesit e pacientëve
26/02 18:14
Top Channel/ PDK nuk ka votë për Osmanin: “Po na u kërkua, e propozojmë një kandidat per president!
26/02 14:59
Top Channel/ Murat Jashari “rrëzon” Konjufcën: “Asnjë plan për tu bërë president i Kosovës”!
26/02 12:20
Top Channel/ Spiropali vizitë në Prishtinë, takohet me homologun e saj në qeverinë Kurti
25/02 15:30
Top Channel/ Presidenti nga familja Jashari! Konjufca: Të vetmit që kanë konsensus nga të gjithë
25/02 15:27
Top News- VV përjashton Osmanin/ Konjufca: Një emër nga Jasharët ka konsensus
25/02 14:34
Top Channel/ Spiropali, vizitë në Prishtinë, takohet me homologun e saj në qeverinë Kurti
25/02 12:32
Top News-‘Jo reduktim të trupave amerikane’/ Komandanti i KFOR konfrimon angazhimin e SHBA në Kosovë
25/02 12:05
Top News- Thaçi sërish para togave të DhSK-së/ Gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës
25/02 10:25
Top Channel/ Shanset e Osmanit për presidente, kërkon edhe një mandat tjetër, por…
24/02 19:32
Top News- Kurti kusht Serbisë njohjen/ I hap rrugë dialogut për normalizimin e marrëdhënieve
24/02 18:10
Top News- Falsifikuan dokumentet e pronave/ Pranga 4 shtetasve në Kosovë, shkaktuan dëm 1.5 mln euro
24/02 14:13
Top News- ‘Na duhen amerikanët’ / Osmani-prania e tyre në KFOR, jetike për Kosovën
24/02 12:04
Top News- Tetë ditë kohë për presidentin/ Kurti kërkon marrëveshje ndërpartiake- Jam optimist
24/02 10:27
Top Channel/ Bisedimet për president, Kurti takon Abdixhikun: Duam konsensus
23/02 19:59
Top Channel/ Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë, Kurti: Ne nuk mund të nxjerrim kandidat
23/02 19:57
Top News- Dhjetë ditë afat për presidentin e ri/ DW: Kosova rrezikon zgjedhje të parakohshme…
23/02 15:40
Top News- Konjufca merr në dorë dialogun/ Diskutimet me Serbinë, jo më në varësi të Kurtit
23/02 14:16
DIGITALB DIGITALB