TIRANË- Më 18 maj do të merren hapat e parë konkret për hapjen e objekteve të kultit që pas mbylljes në fillim të marsit në kuadër të masave të frenimit të përhapjes së Covid-19. Data është bërë e ditur nga kryeministri Edi Rama i cili ditën e sotme pati një bashkëbisedim online me përfaqësuesit e lartë të klerit shqiptar.