Komisioni i Posaçëm/ Manja: Po shohim mundësinë e marrjes së dëshmisë nga Dick Marty
18/12/2020 12:47

Komisioni i Posaçëm Parlamentar që po skanon veprimtarinë e institucioneve shtetërore për hetimet e krimeve të supozuara të UÇK në territorin shqiptar u ka nisur sot kërkesë për informacion disa institucioneve. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu tha se bëhet fjalë për informacionet që kanë të bëjnë me bashkëpunimin e institucioneve shqiptare fillimisht me misionin e OKB në Kosovë, UMNIK dhe më pas me EULEX. Pra bëhet fjalë për atë që njihet si bashkëpunim mes shteteve, një bashkëpunim i ndërsjellë juridik, i cili vjen sipas marrëveshjeve të nënshkruara që ka vendi ynë me Kosovën apo me Serbinë. Për këtë të fundit, komisionit të Posaçëm parlamentar i ka mbërritur një informacion se gjatë 15 viteve të fundit Serbia ka dërguar disa letër-porosi në adresë të ministrisë shqiptare të Drejtësisë për të marrë informacion për çështje që lidhen me UÇK. Dhe ky informacion që ka mbërritur tashmë është duke u verifikuar, dhe një prej kërkesave ka të bëjë me atë se çfarë ka kërkuar Serbia, përmes këtyre letër porosive. Po ashtu do të merret informacion nga SHISH, aq sa është e mundur, i cili gjatë gjithë këtyre viteve ka patur informacione të cilat mund t’ia ketë vënë në dispozicion Prokurorisë së Përgjithshme po ashtu edhe ministrisë së Drejtësisë. Për sa i përket informacionit që kërkohet nga Prokuroria e Përgjithshme, tashmë informacioni që kërkon komisioni është identifikuar dhe bëhet fjalë për 6 fashikuj, të cilat i janë dërguar EULEX, në vitin 2014. Kjo bazuar në ligjin që miratoi parlamenti i Shqipërisë në vitin 2012 për bashkëpunimin me task forcën hetimore të EULEX. Por a do të ketë seanca dëgjimore me persona në dijeni të këtyre hetimeve në Shqipëri? Gazetari Muhamed Veliu tha se po. Besohet se përpara këtij komisioni do të kërkohet të dëshmojë prokurori Arben Dylaj, i cili ka mbatur funksionin e ish-prokurorit të Matit, për arsye se ai ka shoqëruar Hoze Bajrabar, kreun e njësisë për të zhdukurit në Kosovë, i cili erdhi në Shqipëri dhe kreu hetime në 2004 në shtëpinë e verdhe në Mat. Po ashtu pritet të thirret edhe ish prokurori i Kukësit, Shpëtim Kurti pasi në 1999, 5 hetues të tribunalit për krimet në ish Jugosllavi të shoqëruar nga dy përkthyes, Lulzim Basha dhe Jon Hogson, që u vunë në dispozicion të tyre për llogari të punës hetimore për krimet në ish Jugosllavi. Ndërkohë në mbledhjen e shkuar të Komisionit, Myslim Murrizi kërkoi që dhe senatori Dick Marty, përmes një video konference të thirret për të dëshmuar në këtë komision.

Top News – Berisha për çmimin e naftës: ‘Miliarderët e marrin me 60 lekë, fermerët me 220 lekë’
11/04 22:10
Top Channel/ “Pirro, s’po të marr në telefon”, Braçe denoncon rrugën me gropa në Selitë: Nuk…
11/04 22:02
Top Channel/ Rama zbulon raportin e huaj për prokurimet publike, ja si renditet Shqipëria
11/04 22:01
Top News – Bashkëbisedimi i Berishës me qytetarët: Rama nuk heq taksat e naftës!
11/04 21:51
Top News – Turi me PS në Lushnje, Rama: E nisëm për t’ju informuar për punët që kemi bërë
11/04 21:44
Top News- Rama tregon pse e nisi turin në PS, Kryesocialisti: Gënjeshtra e fabrikime kundër Qeverisë
11/04 21:27
Top News – Rama zbulon trurin e bujqësisë, zv.ministri që e këshillon për fermerët
11/04 21:26
Top News – Rama e Balluku, bashkëbisedim me socialistët e Fierit: Llumi i shpifjeve…
11/04 21:07
Top Channel/ Rama zbulon raportin për prokurimet publike: Jemi në standardet mesatare të BE
11/04 20:05
Top Channel/ “Do të vazhdojmë të rrisim pagën minimale”, Rama nga Fieri..Angazhim…
11/04 19:11
Top Channel/ Balluku në Asamblenë e PS-së: Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta
11/04 17:19
Top Channel/ Rama për opozitën: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel
11/04 17:12
Top Channel/ Rama në Asamblenë e PS-së në Lushnjë: Shqipëria rrit investimet, turizmin dhe pagat
11/04 17:12
Top Channel/ Rama në Asamblenë e PS-së në Lushnje: Bllokimi i rrugës drejt BE, gënjeshtër me…
11/04 16:41
Top Channel/ Pas takimit me fermerët, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR të Lushnjës
11/04 15:52
Top Channel/ Rama: Ndryshon skema për fermerët, Kryeministri: Kush shet prodhimin merr 10% pas
11/04 15:22
Top Channel/ Berisha: Bllokohet integrimi, kreu i PD thotë se BE shton kushte. Flet dhe…
11/04 15:18
Top Channel/ A janë bllokuar negociatat? Rama: kush e thotë këtë…
11/04 15:12
Top Channel/ Rama: Shqipëria, vend turistik me potencial të madh në agro-përpunim, ndërsa fondet e..
11/04 15:02
Top Channel/ Ministri i Financave, Malaj: Sillni faturën, fitoni 10% të TVSH-së
11/04 14:41