Në Shqipëri, gjen persona me pasione të hershme dhe të veçanta që ngjallin interes për historinë shqiptare të periudhave të ndryshme. E tillë është historia e Klodjan Kapitit nga Durrësi, i cili ka pasion koleksionimin e makinave të vjetra, kryesisht të makinave që i kanë shërbyer klasës politike në kohën e komunizmit në Shqipëri e që brenda tyre ka plot histori interesante.