Kolaudimi i kalon shtetit/ Kolaudimi i mjeteve do bëhet një herë në dy vjet
02/12/2020 15:04

Mbyllet në fund të vitit 2020 një prej koncesioneve më të debatuara, ai i kolaudimit të makinave. Për vite me radhë ky koncesion ka shkaktuar kosto të larta e radhë të gjata për qytetarët, duke prodhuar njëkohësisht edhe skema korrupsioni në kushtet kur SGS Albania ishte e vetmja kompani që ofronte këtë shërbim të detyrueshëm. Tashmë prej 1 janarit të vitit të ardhshëm kontrolli teknik i mjeteve rrugore do t’i kalojë shtetit dhe do të jetë Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor që do të ofrojë këtë shërbim. Vendimi është zyrtarizuar nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku ka njoftuar se pas kalimit të tij te shteti do të ketë lehtësimin për këtë shërbim për 630 mijë automjete. Më konkretisht, tashmë drejtuesit e mjeteve të reja me 0 km nuk do të kryejnë kolaudimin për 3 vitet e para, ndërsa për mjetet e përdorura do të zgjatet afati i këtij shërbimi 1 herë në dy vjet, nga 1 herë në vit që kryhet aktualisht. Lehtësi do të ketë edhe për taksitë, autoshkollat si dhe mjetet e transportit të mallrave e udhëtarëve që duke nisur nga 1 janari 2021 do të kryejnë këtë shërbim një herë në vit, nga çdo 6 muaj që është bërë deri më tani. Sa i takon tarifave, kryeministri Rama ka deklaruar se nuk do të ketë rritje të tyre dhe do të mbeten në fuqi ato aktuale. Për gati 11 vite kontrolli teknik i automjeteve është kryer vetëm nga kompania SGS Albania, e cila është bërë jo rrallë herë objekt hetimi nga Autoriteti i Konkurrencës dhe vetë Ministria e Infrastrukturës nga vlerësimet e saj ka deklaruar se nuk ka patur përmirësim në ofrimin e shërbimeve. “Qeveria ka projektuar në buxhetin e vitit të ardhshëm një koncesion të ri për mbikëqyrjen e qendrave të kontrollit të kolaudimit të mjeteve që arrin vlerën e 20.2 miliardë lekëve ose 163 milionë euro. Mbetet për t’u parë nëse kjo kontratë do të zbatohet apo do të hiqet nga tabelat e buxhetit.”

Top Channel/ Zbulimi arkeologjik në Bushat, qyteti antik shpallet zonë e kategorisë “A”
16/03 15:26
Top News – ‘Gonzato sillet si ambasador i Ramës’ / Berisha: Po mjegullon qëndrimin e PD në Bruksel
16/03 15:18
Top Channel/ Bomba ndaj policit në Lezhë, e vendosën dy persona me një motor
16/03 15:08
Top Channel/ Bombë me porosi nga burgu i Fushë-Krujës, kapen 7 ndihmësit e atentatorit
16/03 15:06
Top News-Largohet Sali Berisha? PD hap garën për kryetar të ri/ Grup pune dhe për Statutin e Partisë
16/03 14:41
Top News- Tritoli në makinën e policit/ Detaje nga hetimet, lënda plasëse u vendos nga 2 persona
16/03 14:32
Top News- Ku të punosh? Sektorët me pagat më të mëdha në vitin 2025
16/03 14:21
Top News – Rezoluta kundër Iranit gati për miratim. I kalon konferencës së kryetarëve, pritet votimi
16/03 14:21
Top News – Ra nga ballkoni. Zbardhet vdekja e 20-vjeçares shqiptare në Itali
16/03 13:48
Top News – Rama takime në Vlorë. Marrin pjesë deputetë e drejtues të bashkisë
16/03 13:27
Top News- Digjen kodrat e fshatit Sherisht në Vlorë, era përhap flakët
16/03 13:18
Top Channel/ Në prag të nisjes së sezonit turistik, Rama takon deputetët dhe drejtuesit e Vlorës
16/03 13:08
Top Channel/ Zjarr në kodrat e fshatit Sherisht të Vlorës, era e fortë vështirëson situatën
16/03 13:07
Top Channel/ Bomba ndaj policit në Lezhë! E vendosën dy persona me një motor
16/03 12:41
Top Channel/ Bombë kamionit në Spaç! Nuk shpërtheu. E dalluan shoferët dhe lajmëruan policinë
16/03 12:40
Top Channel/ Bombë me porosi nga burgu 7 të arrestuar. Ndihmuan atentatorin
16/03 12:40
Top News – Imuniteti i Ballukut, Berisha nga SPAK: Rama nuk mbron atë, por veten
16/03 12:27
Top News – Berisha akuza institucioneve të drejtësisë: Kanë lëpirë çizmet e Irena Gjokës
16/03 12:24
Top News – Berisha nga SPAK: Rama sulmon drejtësinë mizorisht, KLGJ dhe ILD nuk guxojnë të reagojnë
16/03 12:23
Top News – Çështja ‘Balluku’, Berisha – Ramës: Dosja jote nuk do të mbyllet kurrë
16/03 12:23
DIGITALB DIGITALB