Kokaina që shitet si “pluhur zanash” në shkollat e Tiranës – Top Talk
24/03/2023 16:04

Me hetimet që kishin nisur në afërsi të gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, policia aty bëri para dy ditësh dhe një blerje të stimuluar droge, që më pas rezultoi me arrestimin e 20 personave dhe shpalljen në kërkim të katër të tjerëve, pjesë e një rrjeti të shpërndarjes së drogave në këtë shkollë, por edhe në të tjera të kryeqytetit. Shkollat ishin një pjesë e rëndësishme e aktivitetit të rrjetit, por personat e shpërndanin dhe shisnin atë edhe në lokalet e natës. Skema zbatohej sipas një profili të ulët: Shpërndarësit qëndronin në afërsi të shkollave ku kontaktonin të rinjtë dhe shisnin droga të llojeve të ndryshme. Ata lëviznin me transport publik dhe kur dita e shkollës kishte përfunduar, ata gjatë orëve të mbrëmjes zhvendoseshin në bare e klube në zona të ndryshme të Tiranës, ku po ashtu kishin siguruar blerës. Komunikimi në telefonët celularë mes shitësve dhe blerësve bëhej duke përdorur kode për llojin e drogës, për shembull kokaina quhej “pluhur zanash”. Kode përdoreshin edhe për sasinë e kërkuar. Nga hetimet është zbuluar se kokaina që shpërndahej në Tiranë sigurohej nga një shtetas i huaj nga Lindja e Mesme, ndërsa hashashi vinte nga Fushë Kruja. Shpërndarësit e drogave, pas arrestimit, kanë pranuar të përgjigjen me heshtje kur janë pyetur se kush i furnizonte me lëndë narkotike. (Ardi Pulaj)

“Nëse një të ri e mban 8 orë në punë, zëre se e ke futur në burg” – Top Talk
11/03 16:38
“Të rinjtë janë më dembelë, studentët nuk bëjnë asnjë projekt pa AI – Top Talk
11/03 16:37
Përplasja e brezave në punë: Konflikt kulturor apo krizë menaxhimi? – Top Talk
11/03 16:36
‘Nuk kemi asnjë kokërr gruri rezervë’ eksperti; Shqipëria duhet të krijojë rezerva strategjike
10/03 16:40
Deklarata e Trump ul çmimin e naftës/ ekspertja ‘bursat do të jenë të paqëndrueshme për vite’
10/03 16:40
Bujqësia “në luftë” me çmimet, pasojat e krizës së Lindjes së Mesme – Top Talk
10/03 16:40
“Shteti merr qyl 20% të çmimit të naftës, të heqë dorë ose të rimbursojë TVSH -në”
09/03 16:29
“Nafta 2600 lekë/litër” gazetarja shpjegon sa po efektet e luftës në Iran
09/03 16:28
Çmimet në rritje, si po e paguan Shqipëria luftën në Lindjen e Mesme – Top Talk
09/03 16:27
Miliona për tenderat, kush i kontrollon blerjet e mëdha? – Top Talk
06/03 16:40
“Pabarazia në tendera? Po krijohet një sistem i ri me AI” – Top Talk
06/03 16:38
“Kursyem 35.5 mln euro nga tenderat”, Pogaj flet për prokurimet publike – Top Talk
06/03 16:38
“Kurseni, jemi në “kohë” lufte”, eksperti: Efektet do të ndihen edhe në Shqipëri – Top Talk
05/03 16:41
Bibe nga zona e luftës: Ka luftime trup më trup, janë përfshirë 12 vende,Izraeli po futet në Bejrut
05/03 16:41
Nga lufta te tregjet financiare: pse po dobësohet euro? | Top Talk
05/03 16:39
“Rradhë në dogana”, Memaj: Rruga nga Maqedonia e Veriut më e shtrenjtë – Top Talk
27/02 16:38
Probleme me transportin në Juglindje/Anullohen rezervimet për në Korçë – Top Talk
27/02 16:37
Shtrenjtohet bileta për në Korçë, rritet me 300 lekë bileta – Top Talk
27/02 16:37
“Të ngremë marrëdhëniet tona ekonomike në lartësinë e marrëdhënieve politike!” – Top Talk
24/02 19:53
“Kukësi, muze i varfërisë”, aktivisti flet për dramën e 30 vjeçare të Veriut – Top Talk
23/02 16:31
DIGITALB DIGITALB