Ditën e djeshme qeveria ka miratuar projektvendimin për transferimin e instituteve të Akademisë së Studimeve Albanalogjike në Akademinë e Shkencave ku do të funksionojnë sërish si autonome. Në një dalje për mediat, pas vendimit të qeverisë, ministrja e Arsimit, Evis Kushi theksoi disa prej arsyeve që kishin çuar në marrjen e këtij vendimi ku mes tyre nënvizoi faktin që gjetjet pas kontrollit të bërë Akademinë e Studimeve Albanalogjike tregonin se ky institucion kishte kryer shkelje të rënda ligjore duke mos funksionuar si institucion i arsimit të lartë.