Socialdemokratët e qendrës së majtë në Gjermani kanë votuar për t’i dhënë udhë negociatave për krijimin e një koalicioni qeverisës me konservatorët e kancelares Angela Merkel, ish partnerë të tyre. Më herët këtë muaj, dy grupimet ranë dakord paraprakisht për nisjen e bisedimeve zyrtare.