Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme, Kosova përballet me një krizë të re institucionale. Përkundër presionit publik dhe ndërkombëtar për formimin e institucioneve, Kuvendi i ri ende nuk është konstituuar, pasi kanë dështuar 41 seanca radhazi, për shkak të mungesës së kuorumit apo mospajtimeve për zgjedhjen e Albulea Haxhiut për kryetare të Kuvendit.