Ndërtesa e vogël e kishës Shën e Premte, dikur bartte në vetvete vlera të jashtëzakonshme të trashëgimisë sonë kulturore. E ndodhur në fshatin Valësh të Elbasanit dhe e shpallur Monument Kulture, ajo ka qenë e njohur për afresket e saj të rralla të piktutuara nga Onufri rreth vitit 1554. Por pasi ra prè e grabitjes rreth 4 vite më parë, ky monument kulture po humbet identitetin e tij.