“Kisha frikë për jetën e futbollistëve”, Duka rrëfen përplasjet e dhunshme të Beogradit me Serbinë
05/06/2025 22:50

Ndeshja e tetorit 2014 në Beograd nuk ishte vetëm sportive, por reflektim I tensioneve dhe zhvillimeve ndërmjet dy kombeve. Pas 68 vitesh Shqipëria dhe Serbia luajtën përballë njëra tjetrës në atë që quhet si ndeshja më e famshme dhe më e tensionuar mes dy përfaqësuesve. Ndeshja u ndërpre në minutën e 41-të pas një incidenti me dronin që mbante flamurin “Shqipëria e Madhe”. Pas sherrit në fushë dhe sulmeve nga tifozët ndaj lojtarëve shqiptarë, ndeshja nuk rifilloi. UEFA fillimisht i dha fitoren Serbisë, por më pas Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) e përmbysi vendimin dhe i dha fitoren 0–3 Shqipërisë. Për shkak të ngjarjes në tetor të 2014, një vit më pas ndeshja e radhës mes dy shteteve u luajt në “Elbasan Arena” në kushte sigurie maksimale. Shqipëria kishte nevojë për fitore për t’u kualifikuar në Euro 2016. Serbia, tashmë pa shanse për kualifikim, fitoi me dy gola në fundin e ndeshjes. Tifozëria shqiptare tregoi vetëpërmbajtje të admirueshme për të shmangur ndëshkime të UEFA-s. Në kontekst gjeopolitik, ndeshja e tetorit të vitit 2014 nxori në pah nivelin e papërgatitjes për bashkëjetesë sportive në Ballkan. Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, dhe UEFA ka zbuluar tashmë emrat e zyrtarëve të ndeshjes. Takimi do të drejtohet nga arbitri italian Davide Massa, i cili ka një precedent të vetëm me Kombëtaren shqiptare: një miqësore kundër Gjeorgjisë, zhvilluar më 16 nëntor 2015 në stadiumin “Qemal Stafa”, e cila përfundoi me rezultatin 2–2. Asistentët e tij do të jenë Filippo Meli dhe Ciro Carbone, ndërsa arbitër i katërt është caktuar Fabio Maresca. Në dhomën e VAR-it do të jenë Aleandro Di Paolo dhe Daniele Doveri. Kjo do të jetë ndeshja e tretë për Shqipërinë në këtë fushatë kualifikuese, pas humbjes ndaj Anglisë dhe fitores ndaj Andorrës. Ndërkohë, për Serbinë kjo do të jetë sfida e parë në grup. Cili është rezultati i pritshëm I ndeshjes së të shtunës?

“Bomba dhe vra*jet e serbëve”, video tronditëse e De Biazit që solli fitoren me Serbinë
05/06 23:17
Armand Duka flet për ndeshjen me Serbinë, shanset për fitore dhe debatin e biletave
05/06 23:15
“Kombëtarja logo krenarie për Shqipërinë në Europë”, Duka: Fëmijët kanë idhuj çunat e kombëtares
05/06 23:10
Si u shpërndanë biletat për ndeshjen me Serbinë? Duka: 1 milion kërkesa, njësoj si në champions…
05/06 23:00
“Kisha frikë për jetën e futbollistëve”, Duka rrëfen përplasjet e dhunshme të Beogradit me Serbinë
05/06 22:50
“Mendoj dhe dua të fitoj Kombëtarja”, Duma i përgjigjet Manushit për ndeshjen me Serbinë
05/06 22:46
“Biletë 500 euro për ndeshjen, është shumë”, Halili i kthehet Manushit: Pse bëhet shterrethim?
05/06 22:45
“Serbët kanë shkuar te shtëpia e të gjithëve”, Shakohoxha i ashpër: Ata janë huliganë, s’jemi ne
05/06 22:43
E vështirë të bësh një Shqipëri fituese? Duka tregon pikën më të fortë të Kombëtares shqiptare
05/06 22:40
“Paç këmbën e parë Grida”, Duka: Hera jote e parë në stadium, shpresoj të na sjellësh fat për ndeshjen
05/06 22:37
Digitalb surprizë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Manushi zbulon spektaklin për ndeshjen e shumëpritur
05/06 22:33
“De Biasi i vinte lojtarëve videot motivuese”, Shakohoxha zbulon detajin: E donte skuadrën zjarr
05/06 22:32
“Kombëtarja e sotme, më cilësorja që kemi pasur”, Orges Shehi: Lojtarë më të mirë se ne në 2014
05/06 22:31
Munishi në krah të TKZ: Duheshin! Shqipëria të mposhtë Serbinë me mend, i dhashë porosi lojtarit
05/06 22:07
Sherri i FSHF me TKZ, Marin Mema debat me Gert Çarçanin: Mos përjashtoni tifozët!!
05/06 22:06
Ndeshja me Serbinë, De Biasi tregon formulën se si mund të fitojmë kundër Serbisë, do vij në stadium
05/06 22:03
Shakohoxha përplaset me Çarcanin: Pse kjo legenosje jonë përballë Serbisë? Nuk fole kshu atëhere…
05/06 21:58
“Po me Serbinë po luajmë, pse duhet kaq shumë policë?”, Shakohoxha me tone të forta me Policinë
05/06 21:46
“U ktheva në boksier”, Orges Shehi batutë me Shakohoxhën: Si Chuck Norris, e donte situata…
05/06 21:42
“Vr*tini, vr*tini shqiptarët”, Shakohoxha: Pse duan të na vrasin? Ballist Morina justifikim
05/06 21:29