Vetëm 50 km larg Tiranës ndodhet qyteti i Laçit, një qytet i pasur me histori dhe traditë ndër shekullore. Kisha e Shën Ndout ose e njohur ndryshe si Kisha e Laçit, konsiderohet si tempulli i mrekullive që çdo vit mirëpret mijëra e mijëra pelegrinë. Me kameran tonë kemi vizituar këtë vend të shenjtë, ku na pret Frat Mirash Marinaj, i cili na tregon gjerësisht për historinë e saj.