Këtë të shtunë në programin Hipokrati, kanceri i gjirit, tumori që merr më shumë jetë në Shqipëri. Pse tek ne nuk kryhet analiza që zbulon nëse jeni të prirur për të zhvilluar këtë lloj kanceri? Apo a mund të parandalohet? Mamografia, sa shpesh duhet të kryhet? Ekzaminimi dhe trajtimet, sa efekt ka kirurgjia e gjirit? Sa i përgatitur është sistemi shëndetësor përball kësaj sëmundjeje? Gjithçka në Hipokrati, shëndet për të gjithë, “Hipokrati”, kanceri i gjirit, ora 18:25, në Top Channel.