Këshilltari Ligjor i Presidentit të Republikës Ilir Meta ishte sot në Top Talk për të komentuar opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias pas kërkesës së Mazhorancës nëse kreu i shtetit e ka shkelur apo jo Kushtetutën me Dekretin për anulimin e zgjedhjeve lokale më 30 Qershor. Këshilltari Ligjor i Presidentit tha se Venecia nuk sheh shkelje të Kushtetutës dhe se nëse mazhoranca vijon me procesin e shkarkimit të Presidentit, do të mbështetet mbi arsye politike dhe jo ligjore dhe kushtetuese.