Fiks Fare denoncoi disa veprime dhe vendime të Këshillit Bashkiak të Sarandës, i cili ka “injoruar” Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për shkarkimin e një këshilltareje. Pavarësisht se KQZ-ja i dërgoi shkresa se puna e këshilltares Edlira Gjidede, edukatore në një kopësht shtetëror në Sarandë, nuk kishte papajtueshmëri në kandidim dhe zgjedhje, sërish ky Këshill, 1 vit e gjysmë pas emërimit, e shkarkoi për “konflikt interesi”.