Çelestina Mirukaj është prind i një fëmije me spektri autik. Por historia e saj është ndryshe nga ato çfarë kemi dëgjuar. Kjo është një histori frymëzimi e cila e ka fillesën që prej periudhës së pandemisë. Kur erdhi në jetë vajza e saj Merylin, bekimi i parë i gjithë familjes ishte një gëzim që ajo e ka të vështirë ta përshkruajë me fjalë. Deri kur vogëlushja Merylin ishte 15 muajshe çdo gjë i përngjante normalitetit, derisa në një moment Çelestina vuri re se vajza ndryshoi sjellje. Gazetare: Ema Shazivari