Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas njoftimit të marrë për një konflikt në familje në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Në momentin që punonjësit e Policisë janë afruar te banesa, i zoti i banesës i cili ishte duke u konfliktuar me bashkëshorten, ka marrë një armë gjahu dhe ka kanosur punonjësit e Policisë për të mos u afruar në banesë, pasi do qëllonte në drejtim të tyre.