Më shumë se tetë vite luftë në gjykata, dy fëmijë të përdorur si armë në konfliktin e prindërve të tyre, akuza të pabazuara dhe kërcënime nga burgu. Vangjush Demiri nga Korça rrëfen në Fiks Fare dhimbjen e tij si baba, manipulimin psikologjik të nënës dhe telefonatën e frikshme nga i burgosuri Dan Hutra. Në këtë kronikë zbulohen akuza të rrëzuara nga prokuroria, presion mbi fëmijët, manipulim i paprecedentë dhe realitetin e një drejtësie që hesht. Dy fëmijë po rriten në mes të frikës, dyshimit dhe konflikteve që nuk e filluan ata vetë.